Beshiktash pranë arritjes së marrëveshjes me Slimani!

Beshiktash është afër vulosjes së marrëveshjes për huazimin e sulmuesit nga Leicester City Islam Slimani , raporton NTV Spor.

Drejtuesit e Beshiktash e shohin algjerianin si zëvëndësuesin më të mirë për Cenk Tosun i cili pritet të largohet gjatë afatit të janarit.

Tosun duket se do ti bashkohet Evertonit, ndërsa Beshiktash shpreson që me 2 milionë euro ta mbyllë këtë huazim të algjerianit i cili me Leicester zhgënjeu duke shënuar vetëm një gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here