Buffon mesazh Donnarummës: Eja te Juve nuk do të pendohesh

Legjendari Buffon deklaroi se nuk mund ta kshillojë portjerin e ri pasiqë nuk lshtë gjendur vet në një situatë të tillë.

Megjithatë Buffon shfrytëzoi rastin ta thërrasë atë te Juventus dhe u shpreh se në rast se do ta bënte një gjë të tillë nuk do të pendohej asnjëherë.

“Juventus asnjëherë nuk është një opcion i gabuar. Në rast se Donnarumma vjen te Juventus nuk do të bëjë gabim. Nuk mund ta kshilloj sepse nuk e di situatën në të cilën ndodhet dhe lidhjen e tij emotive me Milanin. Unë mund ti tregojë atij disa gjëra por gjithçka mvaret nga ai”, ka deklaruar Buffon.

Buffon edhe njëherë konfirmoi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në karrierën e tij.

“Askush nuk dëshiron ta përfundojë karrierën. Por jam i lumtur që kam arritur në fazën e jetës ku harmonia e brendshme është më kryesorja. Shansi i vetëm për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm është nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi Buffon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here