Jesus nuk do të operohet!

Futbollisti i Manchester Cityt, Gabriel Jesus u lëndua në ndeshjen kundër Crystal Palace por për fat të mirë nuk rezultoi lëndim i rëndë.

Braziliani gjatë ndeshjes e lëndoi gjurin por pas kontrollimeve mjeksore rezultoi se ai nuk i ka këputur ligamentet dhe nuk do të duhet ti nënshtrohet operacionit.

Jesus sot nëpërmjet rrjeteve sociale i bëri të lumtur tifozët me postimin e tij.

‘Kreva kontrrollimet mjeksore dhe u diagnostifikova me një lëndim të lehtë të ligamenteve”. “E falenderoj Zotin, nuk ka asgjë për tu merakosur nuk do të shkojë në operacion”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij.]

Në ndeshjen kundër Crystal Palace u lëndua edhe Kevin De Bruyne por për fat të mirë ai do të kthehet së shppejti në fushë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here