Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e pati në listën e tij Coutinhon në ndeshjen kundër Burnley dhe me këtë vetëm i forcoi spekulimet për transferimin e brazilianit te Barcelona.
Para disa ditës kompania e veshjeve sportive Nike promovoi fanellat e sezonit aktual të Barcelonës.
“Philippe Coutinho është i gatshëm ta ndriçojë Camp Nou”. “Blejeni fanellën e juaj me emrin e magjistarit”, shkruante në faqen e Nike.
Nga Nike nuk u prononcuan dhe ende nuk dihet se a bëhet fjalë për ndonj sulm hakerash apo gabim.
Këtë situatë e ka komentuar edhe Klopp në stilin e tij.
“Ndëgjova për atë, nuk do të mund të isha më pak i interesuar se për këtë rast”. “Kur e pashë thashë me vete WOW storje fantastike”, ka deklaruar Klopp.