Milan niset drejt yllit të Tottenham

Gjigandi italian Milan edhe pse këtë verë solli disa përforcime përsëri po i tregon rezultatet që pritej.

Për këtë “Rosonjerët” dëshirojnë që ta përforcojnë skuadrën dhe këtë e ka kërkuar Gennaro Gattuso.

Mediat italiane bëjnë të ditur se dëshira e parë është lojtari i Tottenham, Mousa Dembele.

Dembele sezonet e kaluara ishte protagonist kryesorë në skuadrën e Pochetinos, por këtë vit po luan shumë pak minuta për shkak të lëndimeve.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit por Dembele ende nuk ka filluar bisedimet me “Spurs” për kontratën e re.

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Milani i cili ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe ditëve në vijim do të bëjë ofertë zyrtare drejt Tottenham.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nëse Milan nuk arrinë ta transferojë atë këtë merkato, përsëri do të tentojë ta sjellë atë në merkaton e verës.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here