
Trajneri i ri i Sevillas foli me mesfushorin që do të largohet dhe tha se ai është gati për të luajtur por nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij.
Steven N’Zonzi ka treguar një mungesë vullneti për të luajtur tek Sevilla pasi që do të largohet sa më shpejtë dhe trajneri Montella nuk është i sigurtë nëse kjo situatë e lojtarit do të mbetet e njejtë deri në fund të sezonit.
Gjithë kjo situatë nisi me trajnerin e kaluar Eduardo Berizzo i cili e kishte kritikuar për lojën e tij gjatë sfidës me Liverpool me 21 Nëntor, ku më pas mesfushori francez as nuk u fotografua më me klubin duke lënë të kuptohet se ai do largimin.