Perez ka filluar operacionin Neymar: Si planifikon Reali të thejë rekord të ri

Nuk ka më dilema, klubi më i trofeshëm Real Madridi është nisur drejt angazhimit të yllit brazilian Neymar, i cili momentalisht është futbollisti më i shtrenjtë në Botë.

Perez ka planifikuar disa hapa të cilat duhen realizuar në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Marca” dhe “Don Balon” kanë shpalosur planin se si do të arrijnë Madrilenët të sjellin Neymarin në Madrid.

Perez planifikon të lirohet nga disa lojtarë të vjetër dhe të ndërtojë një skuadër me “Galaktikë” të ri ku Neymar do të jetë ylli i parë.Perez planifikon ta shesë Bale dhe Benzema gjithashtu në listën e shitjeve do të jetë edhe Toni Kross.

Me këtë Perez do ta lirojë buxhetin e klubit dhe nuk do të ketë probleme me fair playn financiarë i cili kërkon nga klubet të kenë më së paku 60% të buxhetit të lidhur me pagat.

Përveç Neymarit Perez dëshiron që ta sjellë edhe Dybalan dhe në këtë mënyrë ta bëjë skuadrën e re Galaktike.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here