Conte: Unë nuk vendos se cili lojtarë do ta përforcojë skuadrën

Pas disa spekulimeve se Chelsea do të përforcohet me Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, në skenë ka dalë trajneri i Chelsea, Antonio Conte.

Italiani është shprehur se kur janë në pyetje transferimet fjala e tij nuk është ajo e fundit.

“Duhet të jemi të qetë. Nuk dua të flasë për lojtarë që luajnë në klube tjera.Ju po flisni për dy emra të mëdhenj, nga më të mirët për pozcionin e tyre. Unë mund të jap sugjerime se në cilat pozicione na duhen përforcime, por fjalën e fundit e thotë kryesia e klubit. Unë aspak nuk vendosi se cili lojtarë do ta përforcojë skuadrën” ka deklaruar Conte.

Skuadra e Chelsea sonte në “Emirates” do të luajë kundër Arsenalit. Momentalisht “Blutë e Londrës” gjenden në pozitën e 3-të të tabelës me 17-të pikë më pak se Manchester City.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here