Mbrojtësi i Augsburg Philipp Max do të deshironte të luante në Premier League por një transferim në janar duket i vështirë.
Mbrojtësi i anës së majtë raportohet se ka tërhequr vëmendjen e skuadrave angleze si Manchester City, Liverpool dhe Manchester United. Në këtë sezon Max ka bërë plot 10 asistime numër ky mjaft i madh për një mbrojtës.
Max ka kontratë me Augsburg deri më 2022 dhe tregoi se një lëvizje në Janar është e vështirë të ndodhë.
Ai tha se qysh fëmijë ka dashur të luajë në ndonjë ligë jashtë Gjermanisë dhe Premier Liga duket një mundësi perfekte.