Milan po shikon me shumë vëmendje mundësitë për të firmosur me mesfushorin e Totenham Mousa Dembele, sipas Corriere dello Sport.
”Rosonerët” duket se janë të vendosur ta përforcojnë skuadrën në këtë afat kalimtar pas një fillim sezoni tepër zhgënjyes ku pritshmëritë ishin shumë më të mëdha.
Milanezët shpresojne shumë se kjo ofertë do ta tundojë përfaqësuesin e kombëtarës belge dhe ti bashkohet atyre gjatë janarit, por mbetet të shihet dhe qëndrimi i klubit anglez ditëve në vijim.