Pep Guardiola: Po i vrasim futbollistët!

Pep Guardiola ka reaguar kundër kalendarit të ngjeshur të Premier Leagues,duke përmendur faktin që skuadrat angleze duhet të luajnë edhe për Krishtlindje.

“Tradita është traditë, por kalendari nuk i mbron futbollistët. Ishte hera e parë që lamë pikë pas shumë kohësh, ndërsa ndaj Watfordit reaguam mirë, skuadra arriti të shënonte 3 gola.”

“Ne po i vrasim futbollistët. E di që spektakli duhet të vazhdojë, por kjo s’është normale. Bëjnë shumë kontrolle antidoping, por duhet të kontrollojnë kalendarin.

Jemi të gjithë pjesë e këtij biznesi, falë futbollistëve. Nuk mund të luhet çdo dy ditë, sepse futbolli nuk është si basketbolli apo tenisi. Në futboll kërkohet më shumë kohë për të marrë veten fizikisht.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here