Perez “çmendet” pas Kane!- A do ta shohim edhe një transferim tjetër prej 200 milionave!?

Nga Spanja na vjen një lajm senzacional.

Sot mediat Spanjolle kanë shkruajtur për një ndërrim mes Madridit dhe Londrës e cila do të kishte vlerë prej 200 milionë eurove, ndoshta edhe më shumë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale dhe 150 milionë euro për Harry Kane.

Nuk është sekret se Perez është në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte Benzeman.

Kane la pas vetes një vit fantastik me 55 gola të shënuar, kurse anketa e bërë nga “Marca”tregoi se ai është i preferuari i tifozëve të Realit.

Nga Tottenham janë shprehur se nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre, por mbetet të shohim se a do të ndikojë edhe  një rikthim i mundshëm i Bale në skuadrën e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here