Real Madridi në vend të Coutinhos zgjodhi Alipion!

Ylli i Liverpulit, Philippe Coutinho mund të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit në rast se transferohet te Barcelona.

Por gjërat do të kishin qenë ndryshe në rast se Real Madridi nuk do të merrte një vendim të gabuar në 2008.

Para dhjetë vitesh Los Blancos në vend të Coutinhos zgjodhën Alipion.

Marrëveshja ishte arritur nga Miguel Angel Portugal drejtori teknik i cili në atë kohë kishte vendosur ta blejë Alipion për 2.5 milion euro.

“Klubi është më i interesuar për Alipion”, ky ishte konsensusi në atë kohë në “Santiago Bernabeo”.

Gjigantët e Seri A inter e blenë Coutinhon në moshën 16-të vjeçare për 2 milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here