Valverde: Për Coutinho- “Nëse do të vijë, do të vijë”

Ditët e para të merkatos së janarit na sollën përsëri vëmendjen te rasti Coutinho i cili është përsëri në shënjestrën e Barcelonës.

Mediat spanjolle sot kanë bërë të ditur se transferimi i brazilianit është punë e kryer dhe se ditëve në vijim do të bëhet zyrtarizimi i tij. Megjithatë këto skena i pamë edhe verën e kaluar por në fund Coutinho mbeti te Liverpool.

Prej gabimit të Nike ku shkruhej se Coutinho do të transferohet në Barcelonë spekulimet filluan përsëri. Pas spekulimeve të mëdha u shpreh edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Ai është lojtarë i një klubi tjetër. Natyrisht se është një lojtarë i shkëlqyer. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nëse do të vijë, do të vijë”, u shpreh Valverde.

 

ë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here