Etrit Berisha pasues i Reina tek Napoli?

Napoli kërkon t’ia besojë portën Etrit Berishës. Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish.

Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët. Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën. Një gjë të tillë e vertetoi edhe në sfidën ndaj Napolit.

Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor. Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit. Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here