Hysaj: Inter dhe Roma rivalë për titullin

Napoli e mbylli 2017-tën si kryesuese në Serie A duke e lënë Juventusin në pozitën e dytë.

Në intervistën e parë në 2018-tën, mbrojtësi shqiptar i cili luan në rradhët e Napolit, Elseid Hysaj ka përmendur edhe dy rivalët e tjerë të rrezikshëm përveç Juves edhe Inter dhe Roma janë rivalë për titullin.

“A besojmë më shumë te titulli kampion pasi u shpallëm kampionët e dimrit? Kjo gjë vlen shumë pak, duhet të arrijmë të parën në fund të sezonit dhe jo në gjysmë të kampionatit. Dyluftim? Kampionati është ende i gjatë, edhe Inter e Roma mund të kthehen në garën për titull dhe nuk duhet të mendojmë për sa javë kanë mbetur. Mund të bëjmë shumë pikë, por edhe të humbim shumë të tilla”, deklaroi Hysaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here