Milan mund ta shesë futbollistin Matteo Musakio vetëm 6 muaj pas blerjes së tij nga skuadra e Villareal, transmetojnë mediat.
27 vjeçari u transferua verës në Milan per 18 milion euro por shpesh mbetet në stol pasi që më i parapëlqyer është Bonucci.
Milanezët duan ta shesin futbollistin dhe me paratë e fituara të blejnë një mbrojtës tjetër.
Në objektivin e Milanit janë Nikola Maksimoviç i Napolit dhe Armando Ica i Genoas vlera e të cilit arrin diku rreth 15 milionë euro.