Roma përsëri pas Mahrez!

Roma përsëri ka filluar të tregojë interes për futbollistin e Leicester City Riad Mahrez, njoftojnë mediat italiane.

Mahrez ishte synimi kryesor i romanëve gjatë sezonit verorë të tranferimeve por nuk mundën të merreshin vesh me “dhelprat”, edhe pse lojtari pranoi të shkonte në Romë.

Leicester City kërkonte 50 milionë euro ndërsa romanët nuk dhanë më shumë se 40 milionë por tani italianët duket se janë të vendosur për ta sjellë algjerianin në “Olimpiko“.

Mahrez po kalon një sezon të shkëlqyer ku në 24 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar poashtu 8 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here