Te Skënderbeu nuk kanë patur shumë kohë për të tretur gjelin e detit. Skuadra korçare i ka nisur në fakt e para përgatitjet për këtë 2018 me futbollistët që janë vënë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja që në 3 janar.
Në seancën e kësaj të enjteje kanë qenë të gjithë në stërvitje me përjashtim të Ali Sowe që ka mbërritur mbrëmjen e vonë nga pushimet.
Këndvështrimi i një trajneri largpamës shkon përtej aspektit ekzkluzivisht teknik, dhe Daja e pranon se politika e klubit në rast të ndonjë shitjeje të bujshme është e domosdoshme për vazhdimësinë.