Conte: Barkley ka perspektivë të madhe te Chelsea

Futbollisti i kombëtares Angleze, Ross Barkley do të jetë përforcimi i ri i Chelsea, ka konfirmuar trajneri Conte.

Lojtari i Evertonit do ti kryejë testet mjeksore, kurse Chelsea për firmën e tij do të paguajë 15 milionë euro.

“Po flasim për një futbollist anglez të ri. Ai ka perspektivë të madhe te Chelsea. Për klubin kjo është një mundësi blerjeje shumë e mirë”, ka deklaruar Conte.

“Fizikisht është stabil, ka një teknikë të mirë, por për të është e rëndësishme sa më shpejtë të rikuperohet nga lëndimi. Shpresojmë që sa më shpejtë të rikuperohet”, shtoi Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here