Aubameyang firmos me skuadrën kineze

Guangzhou Evergrande janë marrë vesh me Pierre Emerikh Aubameyang dhe Borusia Dortmund për transferimin e lojtarit nga Gaboni në Kinë, raporton Sima Sports.

Guangzhou mposhti konkurrencën me Beijing Gouan e cila ishte gjithashtu e interesuar por një ofertë prej 72 milionë eurosh i bindi drejtuesit e Dortmund që ta shesnin lojtarin tek Guangzhou.

Një zyrtar i Beijing deklaroi për këtë çështje se nuk është profesionale të synosh objektivin e skuadrës tjetër dhe të rrisësh çmimin në mënyrë të pakujdesshme sepse kjo do ta çoj futbollin kinez dhe interesat kombëtare në rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here