“Bekimi dhe Mallkimi” i Diego Costas

Diego Costa pas më shumë se 3 sezonesh u rikthye tek Atletico Madrid ku në sfidën ndaj Getafes tregoi anën pozitive dhe negative të tij.

Braziliani i natyralizuar në spanjollë tregoi një nivel shumë të lartë gare por në fillim të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Pas një krosimi të Vrsaljko Costa gjeti golin në minutën e 68 ku shkoi të festonte në tribuna me tifozët, detaj ky që u vërejtë menjëherë nga gjyqtari i ndeshjes i cili edhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë që e nxorri nga loja Costan.

Ndeshja vazhdoi me një ritëm të njejtë ku Atletico Madrid fitoi 2-0 ndaj Getafes dhe vazhdon të mbajë vendin e dytë me 6 pikë më pak se Barcelona që do të luaj nesër ndaj Levantes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here