FA Cup-Chelsea barazon me Norwich.

Chelsea në raundin e 3-të të FA Cup nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 me  skuadrën e Norwich.

Kjo do të thotë se skuadra e Conte-s do të luajë edhe një ndeshje tjetër me skuadrën Norwich por këtë rradhë në Stamford Bridge.

Pas një pjese të parë për t’u harruar, Blutë e Londrës u zgjuan në pjesën e dytë të takimit dhe krijuan jo pak raste për të shënuar, por në asnjë moment nuk dukeshin se do të gjenin golin e fitores.

Edhe Norwich u mundua të bënte diçka në sulm pas pushimit, por pa sukses. Me këtë barazim Chelsea vazhdon të vuajë për të gjetur golin, sidomos me sulmuesit.

Barazimi është i rëndë për Conte-n, i cili tani duhet të shtojë edhe një ndeshje në kalendarin e ngjeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here