Ish lojtari i Real Madrid merrë drejtimin e Bosnjës

Bosnjë-Hercegovina ka lajmëruar nëpërmjet një komunikate për mediet, emërimin e trajnerit të ri të kombëtares së futbollit. Bëhet fjalë për kroatin, Robert Prosinecki, që do të zërë vendin e Mehmed Bazdareviçit, të shkarkuar më 10 tetor të vitit të kaluar.

Ky i fundit e drejtoi kombëtaren boshnjake për 2 vite e gjysmë dhe në 25 takime, regjistroi 14 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje, por u shkarkua për mungesë të kualifikimin në Botërorin Rusi 2018.

 

Nga ana tjetër, Prosinecki është ish futbollist mjaft i njohur, pasi në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Realit të Madridit dhe Barcelonës. Si trajner, së fundi kroati ka drejtuar kombëtaren e Azerbajxhanit, nga viti 2014 deri në 2017-ën, ndërsa më herët klube si Kayserispor dhe Crvena Zvezda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here