Marcelo fillon ta ndjek Piquen në Instagram

Marcelo ka filluar të ndjekë Piquen në Instagram.

Ky gjest i ka befasuar të gjithë, për shkak se lojtari Madrilen ka folur shpesh kundër lojtarit Katalanas.

Disa ditë më parë, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i ka dhënë një intervistë ish-shokut të tij te Barcelona, Pique, për “Player’s Tribune”. Bëhet fjalë për një projekt ku kanë aderuar shumë sportistë, jo vetëm futbollistë, dhe nëpërmjet të cilit vetë ata mund të shprehen pa asnjë filtër (duke rrëfyer edhe detaje të jetës personale).

Duket se ky ka qenë motivi që ka shtyrë Marcelo-n të ndjekë Pique-n, duke pasur parasysh se të dy lojtarët janë pjesë e këtij projekti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here