Milan: Bonucci do të largohem nga Milan?

Leonardo Bonucci sot i dha fitoren Milanit ndaj Crotone.

Bonucci shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe Milan e nisi 2018-tën me fitore.

“Mbi të gjitha në pjesën e parë kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim për të nisur mirë 2018”, deklaroi Bonucci pas ndeshjes.

Në dakordësi të plotë me atë që kishte deklaruar më parë edhe drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli, edhe qendërmbrojtësi i “Djajve” ka hedhur poshtë aludimet mbi një largim të mundshëm nga Milan, duke i konsideruar të gjitha shpifje dhe thashetheme. “Janë vetëm thashetheme dhe zëra. Kam një kontratë me Milan deri në 2022 dhe nuk kam asnjë qëllim që të largohem. Sa më përket mua, duhet të flas vetëm në fushë”, deklaroi Bonucci.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here