Real Madrid bën ofertë për Salah!

Ky sezon i shkëlqyer që po kalon egjiptiani ka bërë që shumë ekipe europiane të interesohen për të duke përfshirë edhe Real Madrid, raporton OK Diario.

Njeriu i Zinedin Zidane nuk ka “shkrepur” në sulm këtë sezon dhe “Los Blancos” po  kërkojnë një zgjidhje para golit, me yllin egjiptian që paraqet zgjidhjen më të mirë pasi  që me formën që po kalon e ka provuar veten si një lojtar i madh.

Real Madrid është i vetëdijshëm që një marrëveshje gjatë dimrit është shumë e vështirë dhe se duhet të presin deri në verë për ta sjellë egjiptianin në Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here