Luke Shaw pret që të qëndrojë tek Manchester United pas një takimi privat që pati me trajnerin portugez Jose Mourinho, sipas Mirror.
Mbrojtësi anësor u përfol shumë për një largim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq” pasi që u kritikua publikisht nga “Special One”.
Tani, lojtari i përfaqësueses angleze që shpesh ka vuajtur nga dëmtimet ka thënë se është më i etur se kurrë për të punuar dhe të luftojë për një vend të sigurt në formacionin e bosit portugez.