Transferimi te Juventus ka qenë gabim i madh

Ish- sulmuesi i Romas dhe Bayern Munich, Paolo Sergio ka kritikuar brazilianin Diego Costa, në një intervistë të dhënë për “tz.de”.

“Ka gabuar duke u larguar nga Bayern. Donte të luante më shumë, por kishte përpara legjenda, si Ribbery dhe Robben. Momenti i tij do të kishte ardhur, por lojtarët kanë pak durim sot”.

“Mendoj edhe për Neymar, edhe ai ka gabuar duke u larguar nga Barcelona. E kam këshilluar Costa-n të qëndronte, duke parë se para se të shkonte te Bayern nuk ishte grumbulluar kurrë me kombëtaren, më pas është bërë pjesë e Seleçao”, ka thënë Sergio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here