Wolf: Do të ruajmë dominimin duke mbështetur Hamilton

Viteve të fundit Mercedes ka dominuar botën e Formula 1 dhe asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim sundimin e saj dhe për sezonin tjetër ajo do të jetë skuadra për tu mundur.

Ferrari vitin e kaluar arriti të mbajë për disa muaj vendin e parë për pilotë por më pas “Shigjetat e Argjenda” dolën të parët gjegjësisht Hamilton pasi që për konstruktorë Mercedes ishte e pakërcënuar.

Me këtë skuadër drejtori ekzekutiv Toto Wolf është mjaftë i qetë duke marrë parasysh edhe formën e shkëlqyer të pilotit tjetër Valteri Bottas si dhe Hamilton që fitoi titullin e katërt rradhazi.

“Këtë vit jemi edhe më të qetë por e dimë se gjatë sezonit do të kemi edhe të panjohura, por të gjithë ishim dëshmitarë të formës së shkëlqyer të Lewis Hamilton i cili fitoi titullin e 4 dhe ai mjaftë mirë e di që 7 titujt e Michael Schumaher mundë të arrihen prej tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here