Asi i Juventus mundë të humbë ndeshjen me Spurs për shkak të dëmtimit

Sulmuesi argjentinas mund të qëndrojë rreth 40 ditë larg fushave për shkak të një dëmtimi i cili mund ta bëjë të humbasë ndeshjen e parë kundër Totenham Hotspurs.

Lojtari është diagnostifikuar me një tendosje mesatare të muskulit të kofshës, konfirmon klubi.

Problemi ju shfaqë në pjesën e dytë në ndeshjen me Cagliari të cilën e fituan 1-0, ku Allegri u shpreh se nuk ishte i sigurtë për seriozitetin e problemit.

Testet mjekësore treguan se Dybala dëmtoi muskulin fleksor në kofshën e djathtë, gjë që e bën të vështirë të parashikohet kohën kur mund të rikthehet por mendohet se do të zgjasë dikur rreth 30-40 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here