Real Madridi në provën ndaj Celtas, Barca synon goleadë ndaj Levantes

Real Madrid këtë mbrëmje do të përballet me Celta Vigo në orën 20:45, kurse Barcelona në 16:15 kundër Levantes në Camp Nou.

Për “Los Blancos” çdo ndeshje tani është një finale më vete pasi që nuk duhet më të humbë asnjë pikë pasi që ndodhet në vendin e 4 plot 14 pikë nga vendi i parë në të cilin është Barcelona.

“Blaugranët” do të presin në Camp Nou skuadrën e Levantes ndaj të cilës tifozët presin një fitore të thellë.

Barcelona është më rehat në kampionat ku vendi i dyte është plot 9 pikë larg edhe tani pas ardhjes së Coutinhos La Liga duket më e lehtë për tu fituar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here