Alan Shearer: “Shitja e Coutinhos mund ti kushtojë Liverpoolit me një vend në Champions League”

Trajnerit Jurgen Klopp i duhet menjëherë të gjejë një zëvëndësim për Coutinhon, por a ka me të vërtetë një zëvëndësim adekuat për brazilianin?

Largimi i Philippe Coutinhos do të shkaktojë dëm tek Liverpool për arritjen e Top 4 në Premier League dhe shpresat për në Champions do të zvogëlohen.

Por sigurisht shifra prej 145 milionë funtash është e mrekullueshme kur e mendon se braziliani u ble nga Interi për vetëm 8.5 milionë funta 5 vite më parë.

“Do të ndihesha shumë i lumtur nëse mund të gjejmë një zëvëndëm për Coutinhon, edhe pse është një rrezik i madh për Jurgen Klopp“, deklaroi Shearer.

Liverpool për momentin duhet të mbajë shpresat tek yjet që ka Roberto Firmino, Mo Salah dhe Sadio Mane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here