Corriere dello Sport: Memushaj te Bari

Ledian Memushaj do të luajë me Barin për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, gjatë orëve të vonë të së dielës, drejtori sportiv i bardhekuqve, Sean Sogliano, ka arritur marrëveshjne me menaxherin e futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi, për kalimin e vlonjtatit në “San Nicola”.

Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi nga Benevento, por me të drejtën e blerjes në fund të sezonit nëse Bari arrin objektivin, ngjitjen në Serinë A.

Te skuadra që drejtohet nga Fabio Grosso 31-vjeçari do të gjejë një tjetër futbollist të Kombëtares Shqiptare, pikërisht Migjen Bashën që luan te Bari prej dy sezonesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here