Coutinhon rreth 3 javë jashtë fushës!

Fansat e Barcelonës do të duhet të presin deri në shkurt për të parë yllin e tyre të ri pasi që braziliani është i lënduar dhe do mungojë disa javë.

Barcelona ka konfirmuar se sulmusi ka një dëmtim në kofshë dhe do të mungojë diku rreth 3 javë.

Vetëm disa orë pasi që nënshkroi kontratën me Barcelonën, Coutinho morri vesh lajmin frustrues i cili u bë publik të hënën kur lojtari u prezentua tek katalanasit.

Ky lëndim po e ndjek që sa kohë Coutinhon pasi që edhe gjatë qëndrimit tek Liverpool kishte munguar 3 javë duke humbur një ndeshje Championi, një ndeshje të FA Cup dhe derbin kundër Evertonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here