Ibrahimovic: Suedezët më sulmojnë se nuk quhem Svenson ose Anderson

Zlatan Ibrahimovic, njëri ndër sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit në një intervistë për LEquip ka folur për marrëdhëniet me mediat suedeze.

Ai ka thënë se është i sulmuar gjatë gjithë kohës sepse ka prejardhje nga Ballkani dhe se nuk është një suedez i pastërt.

“Suedezët vazhdojnë të më sulmojnë pasiqë nuk mund ta pranojnë se unë jam Ibrahimovic. Nëse një futbollist tjetër suedez do të bënte gabime si unë ata do ta mbrojnë.Bëhet fjalë për racizëm. Racizëm i fshehur. Ai ekziston në Suedi jam i bindur. Edhe atë vetëm se nuk jam Svenson apo Anderson. Nëse do të quhesha ashtu do të më mbronin edhe po të vidhja një bankë”, ka thënë Ibra.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here