Interesante: Reali i Benitezit ishte më i mirë se ky i Zidane

Kampioni aktual i Spanjës, Europës, Real Madridi gjendet në një krizë.

Real Madridi është larg mbrojtjes së titullit, madrilenët dje barazuan 2-2 me skuadrën e Celta-s dhe askush nuk beson se skuadra e Zidane mund ta ngushtojë diferencën me Barcelonën e cila kryeson me 16-të pikë më shumë se Reali.

Jo vetëm pozitën e parë por Reali është pas vendit të dytë 7-të pikë dhe 5-pikë larg vendit të tretë.

Reali ka një ndeshje më pak por në rast fitoreje Reali do të ngushtonte diferencën me kreun e tabelës me 13-të pikë.

Interesantë është fakti se Reali me Benitezin në 17-të ndeshje të luajtura fitoi 36-të pikë dhe shënoi 45 gola, kurse Reali i Zidane pas 17-të ndeshjeve të luajtura ka katër pikë më pak dhe 13-të gola më pak të shënuar.

Përveç kësaj në periudhën kur Benitez u shkarkua Reali gjendej në pozitën e 3-të me vetëm 2 pikë më pak se Barcelona dhe 4 pikë më pak se Atletico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here