Kush janë asistuesit më të mirë në Premier League?

Manchester City po dominon thuajse në çdo aspekt këtë sezon në Premier League përfshirë këtu edhe asistusit më të mirë.

Duket se skuadra e Guardiolas këtë sezon nuk ka të ngopur dhe janë duke garuar me njëri tjetrin pasi tre asistuesit më të mirë vijnë nga e njejta skuadër.

Në vendin e parë është Kevin De Bruyne me 9 asiste, i dyti ështe Leroy Sane poashtu me 9 asistime dhe i treti David Silva me 8 asistime, që të tre këta lojtarë vijnë nga City.

Pastaj në vendin e 4 dhe 5 me numër të njejtë asistimesh janë Riyadh Mahrez i Leicester City dhe Paul Pogba i Manchester United me nga 7 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here