Neymar deri te Coutinho: Jam i lumtur për ty vëlla!

Philippe Coutinho arriti në Barcelona por nuk pati mundësinë të luajë përkrah shokut të tij të ngushtë Neymar i cili u largua nga Barcelona verën e kaluar.

Dy Brazilianët janë shokë të afërt që nga mosha e re kur kanë luajtur për kombëtaren e shpresave të Brazilit. Momentalisht janë dy futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Neymar sot në Instagramin e tij  e uroi Coutinhon për transferimin e tij te Barcelona.

“Jam shumë i lumtur për ty vëlla. Të uroj suksesin e të gjithë Botës. Jam i sigurtë se do të jesh i lumtur”, ka shkruajtu ylli i PSG, duke shtuar për në fund:

“Po pyes veten.. a ke një frizurë moderne?”, përfundoi Neymar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here