Pas ardhjes së Coutinhos-Messi jep sinjal të gjelbërt për largimin e këtyre futbollistëve

Barcelona pas gjysmë viti bisedime, më në fund arriti që në rradhët e veta të sjellë Philippe Coutinhon.

Me ardhjen e Coutinhos u bë e qartë se klubi i Barcelonës për shkak të Fair-Playt financiar në Janar do të duhet të shesë disa futbollistë. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se në listën e largimit ndodhen më së paku tre futbollistë për të cilët Messi ka thënë se mund të largohen nga skuadra.

Ernesto Valverde nuk do ti ketë në dispozicion Aleix Vidal, Arda Turan dhe Deolofeu. Nga skuadra gjithashtu do të largohet edhe Mascherano i cili në fund të sezonit do të transferohet në Kinë. Në pikëpyetje mbetet Andre Gomes për të cilin nuk është vendosur se kur do të largohet nga klubi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here