Pato rikthehet te Milan!?

Pato u transferua në Kinë pasi luajti gjashtë muaj te Vilareal.

Sulmuesi Brazilian nuk e refuzoi ofertën e pasur edhe pse shumica ishin të mendimit se me paraqitjet e tij te Vilareal do të mund të rikthehet në majen e Europës.

Sulmuesi kaloi momentet më të mira me fanellën e Milanit ku luajti 150-të ndeshje dhe shënoi 63 gola. Megjithatë lëndimet e shpeshta e larguan atë nga skuadra e parë dhe pas kësaj Pato vendosi të transferohej në Brazil. Por duket se Braziliani nuk do të kishte asgjë kundër që të luante përsëri te “Rosonjerët”.

“Milan është shtëpia ime. Për herë të parë luajta jashtë Brazilit dhe klubi më dha mundësi të jem i njohur në të gjithë botën. Fitova shansin të luaj në Europë, të fitoj trofe dhe të jem pjesë e një klubi që ka pasur lojtarë fantastik. Shpresoj që të rikthehen aty ku e kanë vendin, në majen e futbollit. A do të kthehem një ditë? Tani për tani po luaj në Kinë dhe jam i lumtur, por nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse do të merrja një ofertë do ta mendoja seriozisht këtë”, ka thënë Pato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here