Prezantohet Coutinho:” Ëndrra ime u realizua”

Philippe Coutinho është prezantuar në stadiumin e Barcelonës, ‘Camp Nou’, në praninë e mbi 8 mijë tifozëve. Presidenti Bartomeu ishte i pari që mori fjalën dhe prezantoi fantazistin brazilian, si yllin më të ri që i bashkohet katalanëve.

“Të gjithë tifozët e Barcelonës janë të lumtur që e kanë Coutinhon këtu. Nuk ishte aspak e lehtë, por dëshira e tij, kombinuar me durimin e qetësinë, ishin çelësi i suksesit të këtij transferimi”, u shpreh numri 1 i katalanëve.

Më pas fjala i takoi brazilianit, që foli për herë të parë si futbollist i Barcelonës dhe shprehu gjithë emocionet e tij.

“Transferimi te Barcelona është një ëndërr, pasi do të kem mundësi të luaj me idhujt e mi. Shpresoj të fitojmë gjithçka”, tha Coutinho.

Gjithsesi, për të parë Coutinhon në fushën e lojës do të duhet të presim rreth 20 ditë, kohë që i duhet brazilianit për të lënë pas dëmtimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here