Ronaldo “vodhi” Topin tim të Artë!

Lojtari francez Franck Ribery është ankuar nga mungesa e përkrahjes së atdheut të tij si dhe për padrejtësinë qe thotë se iu bë.

Ribery thotë se Topi i Artë i vitit 2013 i është marrë padrejtësisht nga Cristiano Ronaldo.

Francezi thotë se nuk mund ta besojë se si mund të fitonte Cristiano atë çmim kur po atë vit Ribery kishte kaluar një sezon fantastik me bavarezët.

Bayern Munchen atë vit fitoi ligën edhe Champions Leaguen ku në finale mposhti gjermanët e Dortmundit dhe Ribery ishte përcaktues në atë ndeshje.

Franck Ribery tha se ai nuk kishte  çfarë të fitonte më shumë në atë sezon dhe se atij ju bë një padrejtësi e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here