Sevilla dëshiron ta huazojë lojtarin e Chelseas

Sulmuesi i Chelseas e ka pasur të vështirë të gjejë një vend në formacion pas blerjes së Alvaro Moratas i cili është preferenca e parë e Antonio Contes.

Sevilla është e interesuar të huazojë për 6 muaj sulmuesin Michy Batshuayi.

Batshuayi ka luftuar me Moratën për të fituar një vend në formacion por mesa duket blerja 58 milionë funta kishte pëlqimin edhe të klubit edhe të trajnerit personalisht.

Një lojtar i rregulltë në formacionin e kombëtares belge, Batshuayi duket nën presion dhe mendon se Roberto Martinez nuk do ta grumbullojë lojtarin për në botërorë në qoftë se vazhdon kështu duke mos u aktivizuar.

Për sulmuesin belg Sevilla duket çelësi i cili do ti hapë dyert e botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here