Simeone: Costa e meritoi kartonin e kuq

Trajneri i Atletico Madridit, Simeone nuk do ta hetojë largimin e Costa-s nga fusha për shkak se festoi golin me tifozët.

Costa pas rikthimit të tij te jorgangjinjtë në ndeshjen kundër Getafe-s shënoi gol dhe pas festës me tifozët fitoi kartonin e dytë të verdhë.

“Të gjithë mund të sjellin vendime të ndryshme, por nëse rregullorja e kërkon këtë atëhere nuk kam asgjë kundër”, ka thënë Simeone.

Ai gjithashtu shtoi se dëshiron që të fokusohet në gjëra tjera që Costa ka bërë në fushë.

“Jam i fokusuar në gjërat e mira që tregoi në fushë. Pas një pauze gjashtë mujore ai shënoi një gol të rëndësishëm dhe e festoi me tifozët, por kur rregullat janë të atilla duhet ti rrespektoni”, ka shtuar Simeone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here