Sulmuesi i Everton përsëri tek Olympiakos me një huazim deri në fund të sezonit!

Belgu 30 vjeçar Kevin Mirallas erdhi në Goodison Park nga Olympiakos në vitin 2012 dhe që atëherë ka shënuar 38 gola në 186 paraqitje.

Paraqitja e tij e fundit me Everton ishte në Europa League në fazën e grupeve ku fituan ndaj Apollon Limassol në fillim të muajit të kaluar.

Këtë sezon ai ka luajtur në 5 loja kur 3 prej tyre i ka nisur nga stoli.

Mirallas në 2011 ka ndihmuar Olympiakosin në fitimin e titullit kampion të Greqisë.

Me grekët ai ka shënuar 34 gola në 71 ndeshje. Kevin Mirallas shpreson që të fitojë një ven titullari tek Olympiakos dhe të sigurojë një vend për në botërorë me kombëtaren belge.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here