Tottenham kërkon yllin e Barcelonës pas dështimit për blerjen e Barkley!

Andre Gomes ka hyrë në planet e skuadrës angleze pas dështimit të blerjes së Ross Barkley.

Portugezi duket se i ka ditët e numëruara tek katalanasit pasi që këtë sezon si titullar ka startuar vetëm dy herë.

Trajneri Mauricio Pochetino e kërkoi lojtarin prej verës por në momentin e fundit transferimi i portugezit dështoi. Por trajneri argjentinas ka fituar vetbesim dhe mendon se lojtari portugez mund të zbarkojë në ishull këtë muaj.

“The Spurs” mësohet se do të ofrojë diku rreth 15 milionë funta dhe pas blerjes së Coutinho portugezi e sheh formacionin titullar gjithmonë e më larg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here