Walcott dëshiron një huazim për të rritur shancet për në kombëtare

28 vjeçari Theo Walcott duket se dëshiron të paktën një huazim nga Arsenali që të “vë në shina” prapë karrierën e tij pasi që ka një kohë që nuk aktivizohet rregullisht.

Theo Walcott dëshiron të ketë një vend në kombëtare dhe këtë mund ta arrijë  vetëm me anë të një huazimi dhe për këtë interes kanë shfaqur Southhampton dhe Everton.

Lojtari këtë vit ka bërë vetëm 15 paraqitje 9 prej të cilave në kupë si dhe në ndeshjen e rundit të 3 të FA Cup ku u turpëruan nga Nottingham Forest.

Arsene Wenger është i detyruar të mbajë lojtarin edhe nëse nuk mund ti sigurojë një vend në formacion  sepse ai është njëri ndër lojtarët më të paguar të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here