Arda Turan në bisedime me turqit

Drejtori i klubit e konfirmoi se Arda Turan është i interesuar që të vijë të luajë në kampionatin turk.

Arda Turan është në bisedime për tu transferuar nga Barcelona tek Istanbul Basaksehir, njofton presidenti i klubit.

Arda Turan akoma nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me liderët e La Ligës dhe fjalët janë shtuar që ai këtë muaj do të largohet.

Guksel Gumusdag ka thënë se është takuar me lojtarin dhe ai ka thënë se do të luajë për klubin nga Stambolli, ku bisedimet për kontratën janë duke u zhvilluar.

Istanbul Basaksehir është në vendin e parë të Superligës turke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here