Barcelona po krijon “Dream Team”- Griezmann transferimi i rradhës!

Dje Barcelona prezantoi transferimin e më të shtrenjtë në historinë e klubit, por mediat Spanjolle sot kanë vazhduar të shkruajnë për mega transferimin e ri të Barcelonës.

Mediat Spanjolle janë të bindura se Barcelona po përgatit një supertransferim për verën e ardhshme, bëhet fjalë për Griezmann.

Nga Barcelona janë të gatshëm ti bëjnë ofertë Francezit të cilën nuk do të mund ta refuzonte.

“Cadena Ser” bënë të ditur se Katalanasit do ti ofrojnë pagë vjetore prej 15 milionë eurove, kurse për momentin te Barcelona vetëm Messi përfiton më shumë.

Griezmann te Atletico përfiton 6.5 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here